Osmani në Kroaci, Presidenca tregon për manifestimin ku ajo do të marrë pjesë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Ata u ftuan nga presidenti kroat, Zoran Milanoviq, siç njoftoi Presidenca.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović dhe Zonjës së Parë Sanja Musić Milanović, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu po qëndrojnë në një vizitë pune në Kroaci, me ç’rast do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka, i cili organizohet nën patronatin e Presidentit kroat”, thuhet në njoftim.

Presidenca tregon se “Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut”, në prani të mijëra qytetarëve

“Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike, në të cilat Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do t’i bashkohen Presidentit Milanović dhe Zonjës së Parë Musić Milanović. Presidentja i ka falënderuar për ftesën, duke potencuar mbështetjen e madhe që Kroacia i jep Kosovës ndër vite”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy