Pasivizimi i adresave, shqiptarët e Luginës paralajmërojnë protestë

by Merita

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, ka theksuar se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës,” është shprehur Lutfiu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy