Zgjedhjet në Himarë, flet Gjikuria: Falënderoj himariotët që më mbështetën, do jem kryetari i ri i bashkisë

by Nexhat

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat, pas përfundimit të orarit zyrtar zgjedhor

Gjikuria tha se falënderon himariotët që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta çojë programin deri në fund. Ai shprehu bindjen se do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë

Petro Gjikuria: Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presiononeve

Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy