Buffet shet aksionet që i posedonte te Apple

by engel

Warren Buffet nuk ka investuar kurrë në asnjë aksion teknologjik derisa bleu 10 milionë aksione të Apple në vitin 2016. Deri në fund të vitit të kaluar, kompania e Buffett, Berkshire Hathaëay, zotëronte 905 milionë aksione në Apple që vlerësoheshin me 173.8 miliardë dollarë.

Ai reduktoi aksionet në fillim të këtij viti në 789 milionë. Ndërsa së fundmi ai e ka shitur edhe një pjesë të madhe të aksioneve, duke i ulur nato në 400 milionë me vlerë rreth 88 miliardë dollarë. Pra, investitori afatgjatë tani zotëron 2.3% të gjigantit të teknologjisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

banner

Çfarë ishte ajo që i ra në sy Buffet tek Apple? Ishte iPhone.

Ai shpjegoi disa vite më parë se ndërsa ishte Steve Jobs ai që shpiku pajisjen, ai i jep kredi Tim Cook për menaxhimin e atij produkti dhe kthimin e kompanisë në një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Ishte vetëm viti i kaluar kur Buffett tha se nëse një përdoruesi iPhone do t’i ofroheshin 10,000 dollarë për telefonin e tij, por duhet të premtonte se nuk do të përdorte më një iPhone, ai nuk do ta pranonte marrëveshjen.

Kjo besnikëri e ndihmoi atë të vendoste të investonte në Apple.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy