Deputeti i opozitës serbe: Aty ku Vuçiqi dhe Shesheli kanë mbrojtur serbët, nuk ka më serbë

by Nexhat

“Aleksandar Vuçiq dhe një pjesë e madhe e Partisë Radikale Serbe dhe Partisë Socialiste Serbe të Millosheviqit duhet të kërkojnë falje të thellë për gjithçka që kanë bërë në vitet e 90-ta, e çka rezultoi, ndër të tjera, me faktin se vendet ku Vuçiq dhe Vojisllav Shesheli kanë “mbrojtur” serbët – aty më nuk ka serbë”, ka thënë deputeti Vlladimir Pajiq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë me rastin e përvjetorit të “Stuhisë”.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a e ka përjetuar përkujtimin e “Stuhisë” në Loznicë si një lloj kundër tubimi për protesta kundër minierave të litiumit, ai tha se data siç është përkujtimi i “Stuhisë” duhet të qëndrojë më vete dhe nuk duhet të ketë lidhje me çfarëdo tjetër.

banner

“Kjo është jashtëzakonisht e mjerë. Një datë aq e madhe sa shënimi i “Stuhisë” duhet të qëndrojë më vete – nuk duhet të lidhet me asgjë tjetër. Mendoj se përkujtimi i “Stuhisë” në Loznicë është organizuar, ndër të tjera, me qëllim që të krijohet njëfarë kohezioni të bazuar në nacionalizëm, që është jetëshkurtër dhe që nuk i kushtohet viktimave të “Stuhisë”. Unë mendoj se Vuçiqi dhe një pjesë e madhe e Partisë Radikale Serbe dhe Partisë Socialiste Serbe detyrohen një kërkim falje të thellë për gjithçka që bënë në vitet e 90-ta, gjë që, ndër të tjera, rezultoi me faktin se vendet ku Aleksandar Vuçiqi dhe Vojisllav Shesheli “mbronin” serbët – atje më nuk ka serbë”, ka deklaruar për N1 Vlladimir Pajiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy