E ngarkuara me punë e SHBA-së merr detyrën në Shqipëri, kush është Nancy VanHorn

by Nexhat

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë ditën e sotme detyrën.

Ajo u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj, ku diskutuan për miqësinë e qëndrueshme mes kombeve tona dhe përkushtimin te vlerat demokratike

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA, VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri! Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA

“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj. Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e dytë të Ambasadës. /Euronews

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy