Haraqija: Është vërtetuar që Vetëvendosjen e ka krijuar SHIK-u

by Nexhat

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha.

Prandaj sipas Haraqisë këto do duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend, .

”Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetu. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është mirë të bashkohen me PDK-në, ta kenë një koncept të përbashkët dhe LDK-ja me ndejtë në pjesën tjetër me PSHDK-në”, tha Haraqija.

Haraqija tha se zhvillimet politike në vend po e dëshmojnë çdo ditë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës.

”Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 përqind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy