Hoti kritikon Qeverinë: Ky mandat do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale

by Nexhat

Deputeti i VV’së, Avdullah Hoti, ka thënë se me “këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka”.

Ai ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 21 për qind e investimeve kapitale.

banner

“Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.”

Hoti ka shkruar se qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale.”

Hoti ka thënë se “një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim”.

“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy