Jashari për masterplanin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”: Ndërtimi i tij, obligim ndaj të gjithëve që vijnë në Prekaz

by Nexhat

Përfaqësues i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka folur gjatë prezantimit të masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ku tha se është hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin edhe më të madh të kullave.

Jashari tha se gjithçka që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998, sipas tij, është dëshmi e krimeve që ndodhën në Kosovë, nga regjimi serb mbi popullsinë civile, por edhe dëshmi, siç tha ai, e vendosmërisë, luftës, sakrificës dhe heroizmit që ndodhi anëkënd vendit.

banner

“Jo vetëm Kompleksi Memorial “Adem Jashari” por edhe të gjitha të tjera memoriale të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme, sakrificës civile dhe heroizmit të burrave, grave, djemve e vajzave që edhe në moshë të re u vunë shërbim të vendit duke mos i kursyer as jetët e tyre”.

“Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” është obligim ndaj mijëra vizitorëve nga trojet shqiptare që e vizitojnë Prekazin dhe kthehen të mbushur me krenari por nuk e fshehin as dëshirën e madhe që të shohin një kompleks të konservuar, një muze funksional dhe modern dhe me hapësira më të mëdha për të kaluar kohë me familjet e tyre”, tha Jashari, .

Më tej, ai tha se vendi ku 26 vjet më herët luanin fëmijët e familjes Jashari dhe lagjes së tyre në rrethana pasigurie, sot është shndërruar në një vend ku luajnë të sigurt fëmijët e Kosovës, me shtetin që i mbron dhe historinë e lavdishme që i bën çdo herë krenarë.

“Duke e ndërtuar këtë kompleks, le t’i tregojmë botës për historinë tonë të lavdishme, t’i dëshmojmë për luftën e drejt dhe jetën e re që kemi ndërtuar si një shoqëri demokratike, shembull për shtetet dhe shoqërinë në rajon”.

“Të bashkohemi siç na kanë mësuar të parët tanë për ta jetësuar amanetin e dëshmorëve të lirisë, për një Kosovë që siguron mirëqenie, siguri e liri për të gjithë ata që jetojnë në të”, tha Jashari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy