Kërkesa për të dhëna personale, Prokuroria e Mitrovicës apelon të mos bini pre e mashtrimeve

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë qytetarëve, që te mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.

“Njëkohësisht u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy