Kurti flet për incidetin e Osmanit: Përjetim i rëndë për Presidenten, ka qenë me familje dhe vajzat e vogla, jam optimist se s’do të përsëriten

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas një takimi bilateral. Ata u pyetën për incidentin e para disa të ditëve të presidentes Osmani në aeroport.

Kurti tha se ai ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë për presidenten Osmani. Ai shtoi se krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje dhe se do të ketë raport zyrtar që të zbardhet rasti.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Vjosa Osmani, më 2 gusht në Aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e saj të vogla. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në hollësi dhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten më”, tha Kurti.

“Sjelljet e shëmtuara, shkeljet e rregullave, që të gjitha këto që janë thënë tashmë do të zbardhen nga një raport zyrtar pas hetimit përkatës dhe unë kam dëgjuar sot dhe duke parë komunikatat e dy ministrive tona të jashtme jam shumë optimist për të ardhmen se nuk do të përsëriten më situata të tilla dhe njëkohësisht keqardhja që është shprehur më herët publikisht është përsëritur edhe sot në takim.”

Mickoski, kur u pyet për ndërhyrjen e anëtarit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tha se pas raportit zyrtar “askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se të gjithë personat do të vihen para përgjegjësisë”.

“Sa i përket pyetjes suaj ka institucione kompetente që do ta ndriçojnë rastin ën dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë deri në momentin kur nuk vjen personi për të cilin e theksuat dhe pjesa e dytë ka të bëjë pasi vjen personi të cilin e theksuat ju. Nëse institucionet konstatojnë tejkalim apo kryerje të veprës penale atëherë ju siguroj që personi do të nxirret para drejtësisë. Askush nuk do të jetë mbi ligjin, nuk ka persona që do jenë mbi ligjin derisa të jem unë kryeministër, kur unë nuk do të jem kryeministër mund të ketë raste të tilla por derisa të jem unë kryeministër nuk do të jetë askush mbi ligjin”, tha Mickoski.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy