Kurti për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

by Merita

Kryeministri Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka thënë për KosovaPress se gjatë kësaj vizite, për realizimin e së cilës është dakorduar më datën 20 korrik, kryeministri Kurti do të shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar.

“Kryeministri do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut (Hristian Mickoski), me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë po zhvillohet pak ditë nga incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

MPJD e Kosovës i ka dërguar notë proteste Shkupit zyrtar, duke kërkuar sqarime lidhur me këtë rast, ndërsa autoritetet vendore kanë bërë të ditur se policia dhe prokuroria do të hetojnë rastin. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy