Noizy mund të arrestohet nëse shkon në Gjilan për të kënduar

by Nexhat

Reperi Noizy, është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi që dyshohet se ditë më parë u përfshi në një përleshje me grupin e tij në një diskotekë në Pejë.

Policia ende nuk ka arritur që ta kapë atë, kurse sonte është paralajmëruar se do të jetë në diskotekën “Stop” në Gjilan, për të kënduar.

banner

Në dijeni për këtë është edhe Policia e Gjilanit.

Organet e rendit paralajmëruan atë se do ta arrestojnë nëse e hasin diku.

Kjo u bë e ditur për Klankosova nga zëdhënësi rajonal i policisë, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është në kërkim policor dhe i njëjti në çdo moment që do të takohet nga ana e Zyrtarëve Policor pa marrë parasysh në cilin lokacion, ai do të arrestohet dhe dorëzohet në njësitin përkatës që është në kërkim të tij”, tha ai.

Dyshohet se javën e kaluar dy persona janë rrahur keq nga grupi i Noizyt, për çka edhe po kërkohet ky i fundit.

Ende nuk dihet se për çka saktësisht edhe deri tek ky incident.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy