Në nëntë zyre postare të Serbisë në Veri ka hyrë Policia e Kosovës, raporton “Kossev”.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani tha se kjo është bërë pas informacioneve që ato operojnë pa licencë dhe pa regjistrim në ARBK.
Ai tha se këto informacione kanë rezultuar të sakta.
Elshani bëri të ditur se e kanë njoftuar prokurorin e Shtetit dhe se do të vazhdojnë sipas autorizimeve të tij.
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha Elshani
“Kossev” ka publikuar edhe fotografi.