Parku Nacional i Sharrit është përfshirë nga zjarrit dhe kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit.
Për këtë ka njoftua faqja në Facebook “Parku Nacional i Sharrit”.
Për shkak të emergjencën është dhënë numri i telefonit 049597117 për të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë.
“Thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit Të dashur banorë lokal të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaqur me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit deri sa nuk e ka përfshi sipërfaqën e pishave. Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim.