58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit në Shkup nga kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.
Pas takimit ndërmjet tyre, ka nisur takimi ndërmjet dy delegacioneve qeveritare.
Me Kurtin, në Shkup po qëndrojnë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Pas takimit të delegacioneve, është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media e dy kryeministrave