Presidenti Kroat: Ne nuk kishim miq por i fituam me kohë, Kosova kishte shumë miq, por i humbi!

by engel

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duke e quajtur Kosovën vend mik tha se vendi ynë ka pasur një “fat të ngjashëm por jo të njëjtë meKosovësn”. Këto komente ai bëri në shënimin e përvjetorit të “Sinsjka Alka” që organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.

Në këtë organizim ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

banner

Kreu i shtetit kroat tha se Kosova e nisi ndryshe por sipas tij, mbështetja e aleatëve tashmë ka humbur, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Milanovic ka thënë se: “Ne filluam fort, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq u ulën duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i njohën, prandaj ajo (Vjosa Osmani) është këtu sot dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy