Rrustemi i VV-së: Presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për konsultimin e datës së zgjedhjeve

by Nexhat

Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, thotë se presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja konsulton partitë politike, dhe i përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesin e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime”, deklaroi ai.

banner

Rrustemi thotë se presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’u konsultuar për këtë çështje.

“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim, kam qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datave të zgjedhjeve e cila natyrisht nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para se datës së caktuar e cila mund të jetë natyrisht me katër datat e paralajmëruar tashmë”, u shpreh ai në një konferencë për media.

“Rregullimi kushtetues ka përcaktuar 60 ose 30 ditë më herët para përfundimit të mandatit, që nënkupton prej 26 janarit deri me 16 shkurt janë datat e mundshme për t’u caktuar si datë e zgjedhjeve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy