SHBA – Qeverisë: Veprimet e pakoordinuara i vënë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR’it

by Nexhat

Ambasada e Amerikës në Kosovë është deklaruar kundër mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Ambasada e SHBA thotë se ky “veprim i njënashëm dhe i pakoordinuar vë në rrezik qytetarët dhe ushtarët e KFOR-it”.

Andaj, SHBA i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të “ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Reagimi i plotë:

Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër degëve të postave serbe në veri të Kosovës.

Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë hap të autoriteteve të Kosovës, Bashkimi Evropian e konsideroi gjithashtu të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. BE i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut me Serbinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy