Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Dukën, i ekstraduar tri ditë më parë nga Belgjika.
Kreu i klanit ‘Duka’, i njohur ndryshe me nofkën “Princi Damian” u arrestua një vit më parë në një provincë të Brukselit, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare.
Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, për “Vrasje me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në bashkëpunim me persona të tjerë ai dyshohet si autor i ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri, ish polici Santiago Malko në vitin 2019, vrasjen e Erigers Mihasit dhe planifikimit të atentateve ndaj Ervis Martinajt