Zbardhet diskutimi mes Presidentit iranian dhe të dërguarit të Putinit në Teheran: Izraeli do të marrë përgjigje për krimet e tij!

by Nexhat

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian i ka thënë Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë Sergei Shoigu në Teheran se Izraeli “me siguri do të marrë një përgjigje për krimet dhe paturpësinë e tij”

“Veprimet kriminale të regjimit sionist kundër popullit të pambrojtur të Gazës dhe vrasja e dëshmorit Ismail Haniyeh në vendin tonë ishin një shembull i qartë i shkeljes së të gjitha rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë presidenti i ri i Iranit

“Republika Islamike e Iranit nuk është aspak pas zgjerimit të fushës së luftës dhe krizës në rajon, por regjimi me siguri do të marrë një përgjigje për krimet dhe paturpësinë e tij”, u shpreh ai në takimin me Shoigu, i cili deri së fundmi ka mbajtur pozicionin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Vladimir Putin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy