Kanin: Me Kurtin askush nuk dëshiron të punojë, Serbia ka fituar avantazh sepse po i ndërton raportet me të gjithë

by engel

Profesori amerikan, David Kanin ka shprehur shqetësimin e tij për Kosovën. Ai tha se Kosova po udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin askush nuk do të punojë, kjo sipas Kanin po i jep avantazh Serbisë.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë”, ka thënë ai.

Duke u kthyer në kohë, konkretisht para 25 vjetëve, kur NATO-ja zhvillonte fushatën bombarduese kundër Serbisë, Kanin potencon se tani Serbia “është gjithçka tjetër veçse humbëse, nuk është aspak e izoluar dhe ka shënuar suksese të shumta në diplomacinë që po ndjek”.

David Kanin nga Universiteti “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka potencuar se këto suksese do t’i mundësojnë presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-it, që të vazhdojë të këmbëngulë në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili sipas tij është bërë një “obsesion” për diplomatët perëndimorë.

Kosova në anën tjetër, sipas njohësit të dinamikave në Ballkan, është “në një situatë shumë të vështirë” meqë në vlerësimin e tij, Kurti “është jopopullor jashtë Kosovës”.

Policia e Kosovës, të hënën, njoftoi për zhvillimin e një aksioni pas informatave të pranuara nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Kështu autoritetet mbyllën nga tri objekte në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Aksioni në fjalë u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian, duke u cilësuar si një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.

BE-ja e kritikoi aksionin, duke thënë se ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy