Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelel Sve♪5la ka thënë sot gjatë ditës se së shpejti ura e Ibrit do të hapet. Por kjo deklaratë është kundërshtuar nga KFOR-i të cilët janë përgjegjës për të ofruar siguri të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i ka dalur kundër Sveçlës duke thën se çdo vendim për Urën e Ibrit duhet të diskutohet në dialog. Misioni i KFOR-it ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të ndodh në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale”.
KFOR bën të ditur se komandanti Ozkan Ulutas, është njoftuar nga drejtori i policisë se në urën kryesore të Ibrit do të ketë një inspektim teknik nga afër. Para hapjes, Qeveria e Kosovës do të bëjë edhe një testim lidhur me kapacitetin e qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve, ku për këtë ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka ndarë afro 10 mijë euro.