Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Arkimed Lushajt – i njohur me nofkën artistike “Stresi”.
Me anë të një kumtese për media, organet e rendit kanë publikuar fotografinë dhe të dhënat personale të artistit, duke kërkuar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘lёndim i rёndё trupor’”, thuhet në kumtesën për media të Policisë së Kosovës.
Stresi, së bashku me reperin tjetër nga Shqipëria, Noizy, janë të dyshuar pas rrahjes së një Tiktokeri të njohur në një klub nate në Pejë