Mbyllja e nëntë degëve të Postës së Serbisë gjatë ditës së djeshme në katër komunat e veriut, ka ngjallur reagim tejet të ashpër ndaj qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, nga ana e palës ndërkombëtare, Bashkimi Europian si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vijë me këto reagime të ashpra, ka qenë edhe një deklarim i sotëm i bërë në rrjetet sociale nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde ka thënë se këto lloj veprimesh, që janë hapa të njëanshëm e të pakoordinuar, jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut por edhe e rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Madje Rohde, ka vlerësuar se aplikimi i Kosovës për të qenë pjesë e bashkimit Evropian mund të mbetët i mbyllur në një kuti letrash.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet i mbërthyer në kutinë e letrave. Bashkimi Evropian zhvillohet mbi marrjen e të gjithë anëtarëve dhe komuniteteve të tyre gjatë rrugës dhe neve na duhet qasja e njëjtë në nivel kombëtar”, ka thënë ai.
Unilateral and uncoordinated steps not only contradict the dialogue agreements but -even worse- risk 🇽🇰's EU membership application remaining stuck in the inbox.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2024
The 🇪🇺 thrives on taking all members and their communities along, and we need the same approach at the national level. https://t.co/CfR8hyvVRG