Tre të vdekur në Shqipëri nga “Ethet e Nilit”, reagon ministrja e Shëndetësisë

by Nexhat

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri për shkak të përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku shpërndau një video sensibilizuese nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshilloi qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por gjithashtu të jenë vigjilentë.

Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda,” shpjegon Koçiu në mesazhin e saj.

Etet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor, i cili përhapet kryesisht përmes pickimeve të mushkonjave të infektuara. Ky virus është një flavivirus dhe është i lidhur me viruse të tjerë si ai i etheve të dengës dhe etheve të verdha.

Simptomat:

80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare.

20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si:
Ethe

Dhimbje koke

Lodhje

Dhimbje trupi

Dhimbje të kyçeve

Vjellje

Dhimbje në sy

Rrash (skuqje e lëkurës)

Rreth 1% e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë:

Encefalit (inflamacion i trurit)

Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore)

Paralizë

Disa raste mund të jenë fatale, sidomos tek personat e moshuar apo ata me sistem imunitar të dobësuar.

Parandalimi i sëmundjes përfshin shmangien e pickimeve nga mushkonjat përmes përdorimit të repelentëve, mbajtjes së rrobave mbrojtëse dhe eliminimit të vendeve ku mushkonjat mund të shumohen (ujëra të ndenjur)

Ethet e Nilit Perëndimor janë të zakonshme në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy