ATK: Në gjashtëmujorin e parë 62.4 milionë euro, apo 12.1% tatime më shumë

by Nexhat

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se është shënuar rritje e konsiderueshme e të hyrave tatimore për periudhën janar-korrik 2024, e cila është në vlerë 577.3 milionë euro.

Sipas ATK-së këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore nëse bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën shohim se rritja është për 62.4 milionë euro apo 12.1% tatime

banner

“Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”, njofton ATK,

Sipas ATK-së, janë zhvilluar fushata intensive për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e pagesës së tatimeve dhe përfitimet që sjellin për shoqërinë tonë.

“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”.

Më tej thuhet se “rezultatet e këtyre përpjekjeve janë të dukshme. Të hyrat tatimore kanë shënuar rritje, duke kapërcyer nivelin e planifikuar dhe duke siguruar burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë”.

ATK thotë se kjo arritje është një sinjal i qartë i angazhimit tonë për të krijuar një sistem tatimor të drejtë dhe të qëndrueshëm, i cili përmbush nevojat e shtetit dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy