Një nga çështjet më të rëndësishme në shtëpinë e Bayern Munchen është ajo e Alphonso Davies. Mbrojtësi anësor kanadez, që i skadon kontrata në 2025, ka qenë një pëlqim i vjetër i Real Madrid por asnjëherë nuk kanë qenë kushtet e duhura për transferimin
Në fakt, spanjollët do të preferonin që të prisnin edhe një vit për ta afruar më pas me kosto zero, por kjo ide është kuptuar nga bavarezët, që duan të përfitojnë diçka nga shitja e tij. Bayern kërkon jo pak por 50 milionë euro nga gjigandi i La Liga, në të kundërt, nuk do të ketë ndonjëherë marrëveshje
Galaktikët po marrin kohë dhe shumë shpejt do vendosin për mënyrën sesi do veprohet. 23-vjeçari shihet si një alternativë mjaft e mirë për skemat e Ancelottit, pasi do i jepte një tjetër inkurs krahëve të skuadrës.
Davies impenjua në 29 ndeshje në sezonin e kaluar, ku shënoi 2 gola dhe dhuroi 5 asiste. Ai është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2018