Dimiq: Të hapet Ura e Ibrit, për integrim dhe bashkëpunim të qytetarëve

by Nexhat

Gazetari serb Radomir Dimiq, në emër të perspektivës multi-etnike evropiane të Kosovës e ka konsideruar se ideja për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë është e mirë për integrimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve nga të dyja anët.

“Prandaj akuzat e Beogradit që me hapjen e urës së Ibrit kryeministri i Kosovës dëshiron të nxisë luftë, janë tërësisht të pabaza dhe të papranueshme. Është e papranueshme që në këtë mënyrë të nxitet panik dhe frikë te qytetarët në veri të Kosovës, për të cilët Qeveria e Kosovës ka pasur mirëkuptim që për më shumë se dy dekada të mos e paguajnë rrymën, ujin dhe detyrimet tjera”, ka thënë Dimiq.

banner

Ai tutje,  u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e propagandës së pandalur të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Të mos jetojnë në iluzion që veriu i  Kosovës, përmes Asociacionit, do ta fitojë edhe një Republikë Serbe. Në këtë kontekst protestat e sotme të Listës Serbe, Lista dhe disa partive tjera, minore, politike nga veriu i Kosovës, qytetarët duhet ta kuptojnë se e tëra është punë e Milan Radoiçiqit i cili dëshiron të provokojë reagim të Qeverisë së Kosovës dhe të krijojë kaos i cili është parë aq shumë here”, ka thënë Dimiq në reagimin e tij./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy