Qytetarët serbë po vazhdojnë me konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë, në ato të Republikës së Kosovës.
Nga data 10 maj e deri më sot (7 gusht) numri i tyre ka shkuar në 5 mijë e 588.
Ndërkaq sipas zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, vetëm sot janë lëshuar 273 patentë-shoferë.
“Në Leposaviq janë lëshuar 109 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 51, në Zveçan 48 dhe në Zubin Potok 33”, tha ai për Klankosova.tv
Deri në përfundim të afatit zyrtarisht kanë mbetur edhe dy ditë.
Pas datës 9 gusht, qytetarët serbë që ndalohen nga policia e që nuk janë të pajisur me leje të Kosovës, konsiderohen se janë duke vozitur pa patentë-shoferë.
Sipas ligjit, shuma e gjobës është nga 500 deri në 1 mijë e 500 euro./ Klankosova.tv