I plagosuri në Lipjan është 15 vjeç, Emergjenca: Është në gjendje stabile, u transferua në Klinikën e Kirurgjisë Torakale

by Nexhat

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i tha se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.

Ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy