IKSHPK konfirmon rastin e parë me virusin “Ethet e Nilit”: Pacienti është nga Fushë Kosova, po trajtohet në Infektivë

by Nexhat

IKSHPK ka konfirmuar rastin e parë me virusin e Nilit Perëndimore.

Nga ky institut kanë thënë se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i moshës 59 vjecare, nga komuna e Fushë Kosovës.

banner

“Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë. Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.”

IKSHPK ka thënë se pacienti ka qëndruar në Shëngjin e më pas ka qenë në Ulqin. Pas kthimit nga Ulqini atij i janë paraqitur simptomat

“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.  Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.”

“Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.  IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar. Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy