Ministri Peci në “Ditët e Mjedrës”: Frut strategjik që mund ta zhvillojë shumë vendin

by Nexhat

Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” për herë të tretë radhazi ka organizuar ditën fushore “Ditët e Mjedrës”, ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ministri Peci e ka quajtur mjedrën “frut strategjik”, kultivimi i të cilës, sipas tij, ka dëshmuar potencialin e madh për zhvillimin ekonomik të vendit.

banner

Ai ka shtuar se kultivimi i frutave manore, sidomos i mjedrës, kërkon kujdes të veçantë dhe klimë të favorshme, të cilën Kosova e ka në disa zona.

Peci ka thënë se Ministria e Bujqësisë e ka rritur përkrahjen e saj për këtë sektor për 70 për qind prej se ai e drejton këtë ministri dhe se investimet në ndërtimin e plantacioneve të përhershme, ku përfshihen edhe pemët manore, zënë vend të rëndësishëm në Programin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027.

“Mjedra është një frut strategjik, kultivimi i së cilës ka dëshmuar potencialin e madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke ofruar mundësi të reja për kultivuesit dhe duke kontribuar në përmirësimin e jetës për qytetarët tonë që jetojnë në zonat rurale. Kultivimin i manoreve, sidomos i mjedrës kërkon një kujdes të veçantë dhe klimë të favorshme dhe Kosova ka shumë zona të përshtashme për kultivimin e saj”.

“Në Podujevë tashmë figuron në hartën e prodhimeve më së shumti kultura e mjedrës. Në bazë të statistikave që kemi rezulton se numri i aplikimeve për vitin 2021-2023 në programin e pagesave direkte është rritur deri në 75 për qind, ndërsa përgjatë këtyre viteve shuma totale që është paguar ose është dhënë në përkrahje në sektorin e mjedrës është rritur deri në 35 për qind”.

“Investime në ndërtimin e plantacioneve të përhershme ku përfshihen edhe pemët manore zënë një vend të rëndësishëm në kuadër të programit kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2023-2027. Ministria të cilën unë drejtoj ka rritur që përkrahjen për mjedrën ta rrisë në aspektin e subvencionimit dhe granteve. Rritja e përkrahjes prej se jam unë ministër është 70 për qind për sektorin e mjedres”, ka thënë Peci.

Georg Schnetzer, ambasador i Austrisë në Kosovë, ka thënë se kultivimi i këtij fruti është një storie suksesi për Kosovën.

“Kjo është storie suksesi në Kosovë. Kosova dhe Austria kanë një miqësi afatgjate. Mbështetja austriake për ekonomin e Kosovës mbulon sektorë të ndryshëm. Që disa vite Austria është në pesë vendet e para me investime në Kosovë. Mbështetja jonë në sektorin e bujqësisë ka qenë e vazhdueshme për vite të tëra. Nuk ka të bëjë vetëm me tokën, ka të bëjë me njerëzit. Kontributi i secilit individ është jetësor për suksesin tonë kolektiv”,

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, ka thënë se komuna që ai udhëheqë ka ndihmuar kultivuesit e këtij fruti në forma të ndryshme.

“Në kuadër të ndarjes së subvencioneve që japim çdo vit, prodhuesit e këtij fruti i kemi ndihmuar me fidane por edhe në forma të tjera me të vetmin qëllim që të rriten sipërfaqet e mbjellura”, ka thënë ai

Ndërsa, Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare “Mjedra e Kosovës”, ka thënë se kultura e mjedrës ka përmirësuar imazhin e bujqësisë së Kosoës në Evropë për shkak të cilësisë dhe kualitetit që është eksportuar.

“Sot është një ditë e veçantë për kulturën e mjedrës. Kultura e mjedrës na ka përmirësuar imazhin e bujqësisë në Evropë për shkak të cilësisë dhe kualitetit që është eksportuar. Kërkesat jashtëzakonisht kanë qenë gjithmonë të mëdha”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy