56
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar gruan që është plagosur mëngjesin e së martës nga burri i saj në Fushë Kosovë.
Ajo shkoi në klinikën e Kirurgjisë Torakale ku edhe po trajtohet gruaja gjendja e së cilës është stabile,
Ndërkohë lidhur me rastin, policia ka njoftuar sot përmes raportit se përveç të dyshuarit, 73-vjeçari me inicialet I.A., është arrestuar edhe një person tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes.
Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.