Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas zgjedhjes së Arben Hajrullahut rektor i UP’së.
Ajo ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci.
“Tashmë kemi arritur të krijojmë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit, mbarëvajtjen e punës dhe avancimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Mbështetja jonë për UP-në do të vazhdojë ngase ky institucion e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale.”
Nagavci e ka falënderuar rektorin e deritanishëm Qerim Qerimi dhe ekipin e tij
“Rektorin e deritanishëm, Qerim Qerimi dhe ekipin e tij i falenderoj përzemërsisht për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Falenderoj Këshillin Drejtues të UP-së për punën që e kanë bërë në gjithë këtë proces. Jam mirënjohëse për bashkëpunimin korrekt të tyre dhe të kolegëve tjerë për mbështetjen pa kushte në angazhimin tonë të përbashkët drejt integritetit akademik e rendit institucional në këtë institucion.”
Ajo ka thënë se pret që rektori Hajrullahu të punojë pa kompromis për shkencën e universitetin