OBRM-PDUKM: Në dy raste më herët gjatë qeverisjes LSDM-BDI presidentja e Kosovës ka shkelur protokollet

by Nexhat

Në dy raste të mëparshme, në kohën e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkelur procedurat dhe protokollet, ndërsa MPB-ja ka heshtur, thonë sot nga OBRM-PDUKM, duke përmendur të gjeturat nga procesverbali.

“Në procesverbalin e datës 16 shtator të vitit të kaluar shkruhej: Pas mbërritjes në sektorin e VIP-ave ka ndodhur një keqkuptim mes përgjegjësit të protokollit të delegacionit dhe shërbimit të sigurisë së aeroportit, sepse i njëjti, duke iu referuar imunitetit diplomatik të presidentes, nuk është pajtuar që të kontrollohet me skaner bagazhi personal i presidentes së Kosovës”, thonë nga atje

Nga OBRM-PDUKM thonë se e njëjta situatë është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare pretendoi se falë imunitetit diplomatik, bagazhet e presidentes nuk duhet të kontrollohen.

“Nga kapiteni i fluturimit dhe përfaqësuesi i ‘Croatia Airlines’, duke iu referuar standardeve ndërkombëtare dhe programit të sigurisë kombëtare, u theksua se derisa të bëjnë kontrollin e bagazheve, ato nuk do të pranohen në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09 tetor 2023.

Nga atje thonë se në atë kohë MPB heshti, kurse LSDM dhe BDI ishin në shërbim të shkeljes së ligjeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy