Pas Kurtit edhe Dejona Mihali i reagon Vuçiqit: Sa herë që flet për Kosovën mashtron

by Nexhat

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e quajti mashtrues presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky reagim i saj erdhi pas atij të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndaj Vuçiqit. Ai ka shkruar në “X”, të martën se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu Vuçiqin i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e ibrit”

Ndaj, Mihali thotë se saherë që Vuçiq flet për Kosovën thotë të pavërteta dhe mashtron.

“Të vërtetën e thotë vetëm kur i urdhëron kryeministrat e Serbisë që të deklarohen se nuk e kanë pranuar planin franko-gjerman pra nuk e njohin marrëshjen e 2023 me Kosovën”, shkroi Mihali në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy