Protesta në Veri, serbët “vendosin” me aklamacion kundër hapjes së Urës së Ibrit

by Nexhat

Serbët lokalë të mbledhur në Veri të Mitrovicës për të protestuar kundër hapjes së Urës së Ibrit kanë bërë thirrje unanime që të mos ketë hapje për qarkullim të urës që ndanë qytetin e Mitrovicës, shkruan KoSSev, transmeton Informim.net

Protestuesve iu është drejtuar ish-kreu i Gjykatës së Mitorvicës, Nikolla Kabashiq, i cili pushtetin e ri në Mitrovicë të Veriut të dalë nga zgjedhjet e fundit e ka quajtur si “administrim të detyrueshëm” dhe ka thënë se vendimet e marra duhet të anulohen.

Ai ka deklaruar se për çdo vendim “të dëmshëm” do të mblidhen dhe ta “miratojnë” kundërshtimin me aklamacion.

 “Sa herë që ata marrin vendime të dëmshme dhe kundër vullnetit të qytetarëve këtu, ne do të mblidhemi në të njëjtin vend dhe do të miratojmë me aklamacion se nuk pajtohemi me këtë”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy