“Punëtori paguan më shumë, oligarku përfiton lehtësira fiskale më të mira”, Tabaku: Ekonomia e monopolizuar ka lënë pas dore fermerët dhe bizneset

by Nexhat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin e bizneseve në këtë kohë sezoni turistik si dhe problematikat e fermerëve shqiptarë për mallin e ngelur stok

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tabaku thekson se Shqipëria ku punëtori paguan më shumë, oligarku përfiton lehtësira fiskale më të mira

❌ Një taksim i pandershëm: ndërsa hotelet me 5 yje të investitorëve strategjikë përfitojnë uljen e taksave dhe falje të tyre bujqëve u kërkohet pagesa e taksave dhe shitja me faturë tatimore. Puna e tyre e përditshme duhet të taksohet sepse shteti mbahet nga taksat ndërkohë që betoni strategjik i një elite të vogël duhet të amnistohet në emër të zhvillimit ekonomik.
📉 Rënie ekonomike: Bujqësia kështu fundoset me një rënie ekonomike 1.7% për të dytin vit me radhë dhe kjo do të thotë që në tavolinën tonë të ushqimit ne kemi jo produktet e tokës sonë, por ato të importit dhe frutat që vijnë nga dogana dhe jo ato që vijnë nga fshati. Fermeri jonë e hedh produktin në kanal ndërsa ne paguajmë më shtrenjtë frutin që vjen nga frigoriferi i anijes dhe që zhdoganohet në port. Pasurojmë importuesit ndërsa taksojmë fermerët. Kjo falë sistemit korrupt:
🤔 Pyetja pra që duhet bërë është: A përfitojnë shqiptarët nga turizmi plotësisht? Rënia e bujqësisë dhe rënia e të ardhurave në xhepin tonë thotë që nuk po fitojnë aq sa po rritet turizmi. Nuk janë më të pasur se sa vjet, diçka nuk po shkon!
Një sistem që ka përqëndruar çdo gjë në pak duar, në duart e një elite që kontrollon thuajse gjithçka. Ndërkohë që shqiptari ngrihet përditë në mëngjes dhe punon më shumë për të fituar më pak. Taksohet më shumë se sa një pakicë që përfiton përjashtime tatimore, për të përfituar më pak shërbime të një shteti që i shtron rrugën dhe i vendos më pas tarifën mbi rrugën.
Kjo është Shqipëria e pandershme 🥀. Shqipëria ku punëtori paguan më shumë, oligarku përfiton lehtësira fiskale më të mira.
👉 Këtë sistem duhet të ndryshojmë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy