Erdogan bisedë telefonike me Ramën: Marrëdhënia Turqi-Shqipëri në nivel të avancuar

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar këtë të enjte një bisedë telefonike ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale, tha Drejtoria e Komunikimit të Turqisë

Sipas Anadolu, Erdogan është shprehur se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake

banner

“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”,-shkruan Anadolu.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, në Turqi, në të cilin 252 persona u vranë dhe 2734 u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy