Hamza vazhdon vizitën në SHBA me takime në “Atlantic Council”: Objektivat arrihen me aleatët, jo nëse izolohemi nga bota

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, po e vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka njoftuar që në “Atlantic Council” ka takuar ambasadorin Daniel Fried dhe eksperten e lartë për NATO, Rachel Rizzo, me të cilët ka biseduar për situatën aktuale dhe hapat që duhet t’i marrë Kosova për të kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejt në NATO.

“ Sapo përfundova një takim përmbajtjesor në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C. Pata nderin të bashkëbisedoj hollësisht me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo. Ne biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO” ka shkruar Hamza.

banner

 Ai tutje thotë se aleatët dhe mqtë e Kosovës janë të shumtë në SHBA dhe se objektivat që ka si kandidat për kryeministër, arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse Kosova izolohet nga bota.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, ka shrkruar Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy