Haradinaj i këshillon ish-ushatërt e UÇK për kujdes gjatë udhëtimeve – i përmend rastet kur u ndalua në Francë dhe Slloveni

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka këshilluar ish pjesëtarët e UÇK’së që të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, pasi sipas tij Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e UÇK’së.

Ai ka thënë se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit dhe se po i shftyrëzon përparësitë e saj si anëtare e Interpolit.

banner

Haradinaj ka përmendur rastet kur u ndalua në Francë dhe në Slloveni.

“Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së. Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni.  Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy