Istogun po e presin projekte të mëdha, Ferati me takime të rëndësishme në Japoni

by Nexhat

Istogun po e presin projekte që do të lehtësojnë jetën, e që do të garantojnë zhvillimin. Ky është njoftimi i fundit i kryetarit Ilir Ferati i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni.

Ai është takuar me zyrtar të JICA-s, ku thekson se takimi me ta ishte i frytshëm.

banner

“Në vazhdën e vizitës takuam Kryetaren e Minatos znj. Seike Ai, qytet ky i Tokios, ku patëm rastin të shkëmbejmë përvojat në qeverisjen lokale, e poashtu të prezentoja komunën dhe potencialet qe ne kemi. Si vizitë e dytë ishte takimi në zyret qëndrore te JICA-s, organizatë kjo me të cilën kemi bashkëpunim edhe tani si komunë ne fushën e menagjimit te emergjencave, konkretisht fatkeqësive natyrore ku së shpejti zyrtar nga stacioni i zjarrëfikësve tonë do të vizitojnë Japoninë në kuadër të projektit.

Takimi me z. Kei Toyama- Drejtor gjeneral i departamentit per Lindje të Mesme dhe Evropë në JICA, ishte i frytshëm, ku theksova komponentën që mungon të projektit të cilin po e zhvillojmë bashkarisht dhe morëm zotime që do të jetësohet shumë shpejt! Agjendën e përfunduam në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u pritëm nga Ambasadori Kiçmari dhe stafi i ambasadës të cilët i falendëroj përzemërsisht për pritjen dhe organizimin!”, shkruan Ferati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy