Ministrit Krasniqi s’i pëlqen një pyetje e DW: Ishte kërcënim, shteti garanton për sigurinë publike pas hapjes së urës së Ibrit

by Nexhat

Ministrit të Administrimit të Pushtetit Loka, Elbert Krasniqi nuk i pëlqeu një pyetje e gazetares së Deutsche Welle-s, Vjosa Çerkini, e cila pyeti nëse shteti garanton se situata nuk do të eskalojë pasi të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë.

Në takimin me qytetarë serbë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Krasniqi tha se shteti garanton për sigurinë publike.

banner

“Faleminderit shumë. Kjo ishte më shumë sesa pyetje. Ishte gjykim, qëndrim, kërcënim. Fole edhe në emër të KFOR-it, por sidoqoftë po, garanton shteti që do të jetë në krye të detyrës që siguria publike në secilin cep të Republikës së Kosovës të jetë në nivel që qytetarët të jenë të sigurt”, tha Krasniqi.

Komuna e Mitrovicës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, organizoi sot një “takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale”, të cilin e paralajmëroi të mërkurën kryeministri Albin Kurti

KFOR-i e ka shtuar praninë në dhe përreth urës së Ibrit në Mitrovicë, pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se ajo do të hapet.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë paralajmëroi të martën se nuk do të hezitojë të përballet me çfarëdo zhvillimi që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, ndërkohë që Policia e Kosovës thotë se është e gatshme ta ekzekutojë ndonjë urdhër të mundshëm për hapjen e urës, e cila qëndron e mbyllur që prej përfundimit të luftës më 1999

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy