Nis diskutimi me qytetarë në Mitrovicë të Veriut, Atiq: Jemi të gatshëm t’i dëgjojmë brengat e kritikat

by Nexhat

Në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore ka nisur diskutimi me qytetarë sa i përket bashkëpunimit ndër-etnik dhe për lirinë e lëvizjes, shkruan Gazeta Express.

Kryetari I Komunës së Mitrovicës, Erden Atiq, në nisjen e këtij takimi ka folur për punën që ka bërë dhe për vështirësitë me të cilat është përballuar, duke qenë se Mitrovica e Veriut është një qytet politikisht kompleks.

banner

Ai ka thënë se janë të hapur për të diskutuar dhe për të dëgjuar brengat e kritikat e qytetarëve për çështje që lidhen me lirinë e lëvizjes e tema të tjera.

“Jemi të hapur me diskutu, me ua dëgju të gjitha brengat dhe kritikat, aty ku ju I cilësoni sit ë rëndësishme dhe me iu përgjigje, çfarëdo që keni nevojë”, ka thënë Atiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy