Paris 2024: Abakarov eleminohet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje

by engel

Kampioni i botës, Zelimkhan Abakarov nuk ka mundur t’i sigurojë një medalje Shqipërisë pasi u eliminua në fazën çerekfinale.

Abakarov u përball me indianin Aman Aman, por pa mundur të vazhdojë tutje, pasi rivali i tij siguroi një fitore të pastër 12-0.

banner

Aman mbylli periodën e parë 3-0 me pikë, ndërsa në të dytën mori dhe 9 pikë të tjera duke eliminuar Abakarovin.

Mundësi kuqezi i bëri një nisje të mirë Lojërave Olimpike teksa në fazën e 1/8 mposhti mundësin nga Guniea Bisau me rezultatin 7 me 6.

Më pas humbja me mundësin nga India komplikoi në maksimum gjërat për vendin tonë, kishte shpresë për një “ripeshkim” të mundshëm, por indiani nuk ia doli të kualifikohej në finale, çka e bëri të pamundur marrjen e një medalje për Shqipërinë. /BW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy