Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim mbi produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja ka bërë të ditur se nga 1 shtatori i këtij viti, këtyre produkteve do t’u duhet të iu vendosen fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara nga Udhëzimi Administrativ, .
“Këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen dhe produktet e reja të duhanit dhe kanë për qëllim:
– ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit;
– sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit;
– inkurajimin e ndërprerjes së pirjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.
Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

