Dogana konfiskon bizhuteri e koncentrat parfumi, gjendeshin në autobusin që vinte nga Luksemburgu në Kosovë

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka konfiskuar në pikën e kalimit kufitar në Merdare bizhuteri dhe koncentrat për parfume në një autobus që po udhëtonte nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, Dogana njofton se gjatë kontrollit rutinor, shoferët e autobusit iu përgjigjën negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar.

“Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht: 468 copë bizhuteri të ndryshme. Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume: 6 kg të koncentratit për parfume”, thuhet në njoftim.

Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 1 mijë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy