Noizy është arrestuar pak ditë më parë në Shëngjin bashkë me DJ Crax për sherrin në Pejë.
Në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë ngjarje është edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, Stresi.
Teksa po qëndron në arrati, ky i fundit vazhdon me mesazhe në rrjete sociale.
“Dyshja më e mirë, plasni”, ka shkruar ai në një video ku shihet duke kënduar në një koncert me Noizy-n.
Dje Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Noizyn dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij. Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës.
Ata u arrestuan në Lezhë dhe me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, akuzohen së bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të “TikTok”-ut.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë pak ditë më parë.