Familjarët e Faton Hajrizit largohen nga IML-ja, nuk prononcohen për media

by Nexhat

Trupi i atij që besohet të jetë Faton Hajrizi, tashmë gjendet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e tij kanë qëndruar në IML për disa orë, ndërsa tashmë kanë dalë nga aty

Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Tërshani, ka raportuar për Kosova Today se as avokati i familjes Hajrizi, e as familjarët e tij, nuk janë prononcuar për media gjatë daljes nga IML-ja.

Derisa nga pala serbe është konstatuar se personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi, kjo ende nuk është konfirmuar nga ekspertët e Kosovës

Agron Thaqi, që po e zëvendëson drejtorin e përgjithshëm të IML-së, pritet të dalë para mediave për të dhënë detaje rreth asaj se deri ku kanë shkuar procedurat. /Klankosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy